Garda nuk e lejoi në mbledhjen ku ishte Edi Rama?! Erion Braçe sqaron çfarë ndodhi te Njësia 7: Unë nuk i bëj karshillëk partisë time, si ata brenda PS që jetojnë me shpifje

Deputeti socialist Erion Braçe ka sqaruar raportimet mediatike se oficerët e Gardës që ruajnë dhe shoqërojnë kryeministrin Edi Rama, nuk e kanë lejuar që të marrë pjesë në një takim që ai ka zhvilluar ditën e hënë me Asamblenë e Njësisë 7 në Tiranë.
Me zë dhe figurë, Erion Braçe mohon kategorikisht raportimet dhe tregon një realitet krejt të ndryshëm nga ai që është raportuar.
"Kjo që është shkruar këtu, nuk është e vërtetë. Nuk ka ndodhur kështu. Mbledhja e Njësisë 7 ka ndodhur të hënën dhe as dje, as pardje. Po është e vërtetë, në grupin e udhëheqësve ku jam dhe unë, ishte njoftuar mbledhja 18:00, por në grupin e njësisë ishte njoftuar një orar tjetër, 17:15.
Kam dalë nga Parlamenti, kam shkuar në këmbë dhe kam qenë aty 10 minuta përpara. Kam parë në holl edhe socialistë të tjerë që ishin jashtë. Ndërkohë brenda po fliste kryeministri", tregon Erion Braçe.
Ai thotë se ka preferuar vetë të mos futej në sallën ku po zhvilloheshin diskutime, pasi duhet të kalonte në mes të anëtarëve dhe kryeministrit, një gjë që ai ka zgjedhur të mos e bëjë sepse do të dukej si karshillëk.
"Kam pyetur Gardën, më kanë thënë që po mund të hyja brenda, kanë hapur dhe derën që unë të hyja brenda bashkë me socialistët që ishin në holl. Por pasi pash që duhet të bëja një parakalim shumë të gjatë mes kryeministrit dhe anëtarëve të Asamblesë, vendosa të mos e bëj këtë sepse do dukej një karshillëk.
Dhe unë nuk jam nga ata që i bëj karshillëk partisë time. Unë këtë lloj politike të fyerjeve nuk e kam bërë kurrë dhe nuk kam ndërmend ta bëj. Unë e kam bërë politikën që ka në thelb njerëzit e thjeshtë të këtij vendi", shprehet më tej deputeti socialistl.
Erion Braçe flet për herë të parë për ata socialistë që sipas tij, u japin "ushqim" mediave, duke shpifur për atë që ndodh brenda mbledhjeve ku diskutojnë të majtët.
"Nuk i vë faj medias, por atyre brenda Partisë Socialiste që këtë politikë e kanë mënyrë jetese. Merr lajme brenda, nxirr jashtë. Shpif për atë që ndodh brenda dhe nxirre jashtë", shprehet deputeti, duke thënë se kjo është një politikë që ai nuk e ka bërë dhe nuk do e bëjë kurrë.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128