
“Pse ka kaq mllef”/ Sulmet e Metës ndaj SPAK, Braçe: Linçimi ka hyrë në eterr

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas sulmeve të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ai theksoi se ditëve të fundit ka tension shumë të madh mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë.
“Kur dëgjoj rolin e prefektit të dështuar shkoj pas në kohë, për të thënë disa fjalë sot për ligjin dhe rolin e prefektit m’u desh të hyja në arkivë, në dosjen e atij komisioni, ka nevojë vendi për një valë të re? Po ka nevojë dhe edhe këto diskutime të një reforme të re që decentralizojnë pushtetin vlejnë. Unë nuk mendoj që një institucion dështon një herë, dy herë duhet të shkrihet. Duhet të jetë primar, parlamenti duhet t’i shkojë deri në fund kësaj gjëje, duhet të ndalem se po shikoj shumë heshtje, ditëve të fundit ka tension shumë të madh mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë. Institucionet e drejtësisë së re, nuk e kuptoj, reforma e drejtësisë ka këtë qëllim, politkanët në rolin e tyre dhe organet e drejtësisë në rolin e tyre. Politikanët nuk kanë asgjë më shumë se sa qytetarët në këtë aspekt, të hetojnë të ngrejnë akuzë në mënyrë të barabartë, pse ka kaq mllef përkundrejt këtyre institucionve dhe lincim, ditët e fundit lincimi ka hyrë në eterr. Ka shkaktuar një tronditje të thellë në opinionin publik. Duhet të bëjmë hapa pas të gjithë bashkë të kuptojmë rolin tonë, nuk kemi asgjë më shumë në raport me drejtësinë i cili duhet të jetë i barabratë para ligjit.”- tha Braçe.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128