Gazetari Poli Hoxha: Do ketë lajme më të forta nga SPAK para 11 majit

4 Shkurt 2025, 00:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari Poli Hoxha: Do ketë lajme më të forta nga SPAK para 11

A do ndikojë drejtësia e re të zgjedhjet e 11 Majit dhe cili do jetë roli i SPAK.

Kjo temë shkaktoi debat në panelin e të ftuarve në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, teksa një pjesë e të pranishmëve menduan se Prokuroria nuk vepron aq sa duhet për të goditur shkeljet dhe zyrtarët e lartë.

Gazetari Poli Hoxha mendon se forcat e reja politike duhet të bashkohen për të mposhtur dhe ndryshuar tranzicionin e vjetër politik. Teksa beson se SPAK do vazhdojë punën e tij dhe do ketë lajme të reja para 11 Majit nga institucioni i akuzës.

Unë mendoj se forcat e reja duhet të flasin dhe japin programet dhe idetë e tyre, të mos i dëgjojnë forcat e mëdha. Madje po krijojnë edhe situata ëndërrimtare si me shkrirje SPAK-u, USAID-i etj., bëjnë sikur pajtohen, letrat janë bërë, janë atje, është bërë vettingu. Këto forcat e reja unë uroj që të bashkohen, te jenë bashkë. Deri më 11 Maj do dëgjojmë gjëra edhe më të forta nga SPAK, atë punë që bën dhe prokuroria. Këta kanë krijuar idenë sikur Trump do i ndihmojë, se këta janë autokratë etj. etj.  Këtu ka vetëm një luftë, beteja e tranzicionit, të çahet, të kalojë rrjedha dhe unë mendoj se do hapet shumë shpejt”, tha ai.

 

ide