Gazment Bardhi nuk maskohet më, njësoj si Berisha sulmon egër SPAK: Prokurorë në shërbim të Ramës, qesharakë...
Kreu i Grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur gjatë ditës së sotme nga oborri i Kuvendit, duke sulmuar ashpër SOAK me gjuhën e Berishës. Pasi i ka akuzuar prokurorët e këtij institucioni me gjuhën e kryetarit të tij, Sali Berishës, duke thënë se janë në shërbim të Edi Ramës, ai i ja quajtur edhe qesharak.
Bardhi: Jam kwtu së bashku me kolegen Elda Hoti e cila në fakt si përfaqësuese e qytetarëve do të duhej të ishte në seancë plenare ne orën 10.00 por në mënyrë krejtësisht qesharake, në një mënyrë që diskrediton besimin dhe integritetin e SPAK, ishte thirrur në SPAK sepse Elisa Spiropali përfaqësuesja e Pëllumb Gjokës dhe SPAK këtë e di shumë mirë, në kuvendin e Shqipërisë, kishte ndjerë një aromë shumë të keqe. Dhe këtë kishte ardhur fillimisht ta nuhaste përfaqësuesi i bandës së Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i policisë dhe këtë SPAK e di shumë mirë .
Dhe mbi bazën e nuhatjes që Ilir Proda apo banda e Elbasanit kishte bërë në seancë plenare sot koleges time ju mor 30 minuta kohë për një çështje qesharake.
Grupi i PD ka paditur vjedhjen miliona euro të aferave të kësaj qeverie duke nisur nga inceneratorët ku është i përfshirë Veliaj dhe kemi 4 vite që nuk marrim përgjigje e duke përfunduar tek Belinda Balluku me vjedhjen 180 milionë euro e cila ende SPAK nuk ka gjetur kohë për të thirrur dhe për ta pyetur se ku kanë shkuar 180 milionë euro.
Unë e kuptoj se disa prokurorë duan të japin mesazhin që janë në shërbim të Edi Ramës madje deri aty sa i shërbejnë propagandës se Edi Ramës, por të arrijnë deri ne pikën sa të bëhen qesharake për të harxhuar kohën e tyre të çmuar me çështje qesharake me nuhatjet e Pëllumb Gjokës apo bandave të Elbasanit. Kjo pastaj vë në pikëpyetje të gjithë besimin tek e gjithë trupa e prokurorëve.
SPAK duhej të kishte marrë nënë hetim policinë e Shtetit që futet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, dhe ka një kallëzim të bërë për këtë nga ana e jonë që pret atje. Por prioritet për SPAK është të mbështesë drejtorin e bandës e Elbasanit në krye të policisë së shtetit.
Kanë nuhatur edhe Igli Hasani, Ervin hoxha ushtar i bandave te Durrësit dhe Ulsi Manja, dhe nuhatjen e tyre ja kanë përcjellë prokurores dhe është bërë qesharake. Nuk mund të vihej në levizje SPAK nga policia e shtetit por nga Garda e Republikës. Këto janë çështje idiote. Nëse duan të bëjnë punën të thërrasin Belinda Ballukun, 180 milionë euro i ka vjedhur me çmimet e energjisë, dhe 50 milionë euro nga tuneli i Llogarasë. Të thërrasë Erion Veliajn....
Pse hesht Sali Berisha për skandalin Çyrbja?
ide
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
Pse shqiptarët duhet të shikojnë ekonominë në zgjedhjet 2025
Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128