
Gazment Bardhi sëbashku me Damian Gjiknurin dhe Gjylametin takojnë në SHBA të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Kasanof


Në kuadër të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetët Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti të PS, kanë zhvilluar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me zv/ndihmës sekretarin e shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof. Ky i fundit e mban këtë detyrë që nga administrata Biden.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë, duke shtuar se shqiptarët janë me fat që kanë mbështetjen e saj, por nuk e përmend se ishte në një dekegacion të përbashkët me kolegët e PS.
“Gjatë vizitës në Washigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.
SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, u shpreh Bardhi.

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128