“Gërdeci”/ Fatimir Mediu pas përfundimit të seancës: Të pyeten dëshmitarët! E vërteta del nëpërmjet ballafaqimit

13 Mars 2024, 10:44 / POLITIKË ALFA PRESS

“Gërdeci”/ Fatimir Mediu pas përfundimit të

Sot është mbajtur seanca për çështjen “Gërdeci”, ku ish-ministri Fatmir Mediu tha se duhet të merren në pyetje dëshmitarët dhe e më pas ai.

Për mediat, Fatmir Mediu tha nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë.

Pyetje: Pse kërkoni që letër porosia të bëhet me video konferencë?

Mediu: Nuk e kërkuam vetëm ne, por edhe familjarët. Kjo është më e mirë rrugë e mundshme sepse e bën më të plotë procesin në pyetjet që i bëhen dëshmitarëve dhe në reflektim gjatë procesit për ti shkuar të vërtetës deri në fund.

Dua të theksoj një fakt që nëse duan të vërteten, e vërteta del nëpërmjet ballafaqimit. Ajo që shikoj është dëshira për të mos marrë në konsideratë, qoftë edhe nga dëshmitarë të Prokurorisë, dëshmi që ata kanë bërë në procesin e hetimit, në një kohë që duhet të ishte interesi i kundër.

Mendoj që pyetja e përfaqësuesit të kompanisë SAK që kanë qenë në Gërdec do të ishte me plotë nëse ne do të dilnim gjatë këtij procesi nëpërmjet videokonferencës dhe do të bënim pyetje për ti shkuar të vërtetës deri në fund.

 

Po ndodh...