Gjekmarkaj tallet me mbështetësit e Berishës: Shërbetorë sulmi, pa asnjë vlerë njerëzore e politike

18 Maj 2024, 20:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjekmarkaj tallet me mbështetësit e Berishës:

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në një shkrime me tone kritike ndaj zhvillimeve politike, thekson se brenda PD-së po zhvillohet një garë e fortë servilizmi ndaj Sal Berishës, që sipas tij individë të caktuar kërkojnë të marrin vëmendje dhe të jenë kandidat në zgjedhjet e ardhshme.

“Me keqardhje ditët e fundit ve re një dëshire për luftë klasore në PD, per gjetjen e “grupeve armiqësore”, për të ndarë “besniket” nga “opurtunistet”, per të kundërvënë militantet tanë të “varfër e të ndershëm” ndaj deputetëve të “pasur e kodoshë” si në 1945, për të bërë një garë hipokrizie e servilizmi (si duket ndonjë vetëm kaq e ka vlerën dhe fuqinë) ndaj Sali Berishes, të cilit nuk janë në gjendje ti japin asgjë për t’ja forcuar pozitën dhe afruar lirinë me peshën e tyre publike e elektorale por duan ti marrin vëmendjen për një kandidim hipotetik nesër. Servilizmi është “Rosinanti” i tyre” – shkruan ai.