Gjermania reagon për protestat: E drejtë e qytetarëve, por çështje e brendshme e Shqipërisë

22 Qershor 2026, 18:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjermania reagon për protestat: E drejtë e qytetarëve, por

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka komentuar protestat e vazhdueshme që po zhvillohen në Tiranë, duke i cilësuar ato si një çështje të brendshme politike të Shqipërisë.

Gjatë një daljeje publike, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, u pyet nëse qeveria gjermane është në kontakt me protestuesit në Shqipëri, nëse Berlini është i informuar mbi kërkesat e tyre dhe çfarë pret nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në raport me protestat.

Në përgjigjen e tij, Giese u shpreh shkurtimisht se protesta është një e drejtë demokratike e qytetarëve, por theksoi se zhvillimet në fjalë i përkasin politikës së brendshme shqiptare.

“Protestat janë një e drejtë e qytetarëve, por kjo është një çështje e brendshme politike e Shqipërisë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Deklarata vjen në një kohë kur protestat në Tiranë po vijojnë prej ditësh, ndërsa kërkesat e protestuesve dhe reagimet politike kanë nxitur debat të gjerë në vend.

 

Po ndodh...