Gjiknuri flet pas takimit me Ambasadoren e OSBE-së, ja çfarë thotë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Shefja e misionit të Odihr në Shqipëri, Audrey Glover takoi pasditen e sotme sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.
Numri dy i PS-së pas takimit foli për një fushatë të qetë, por kishte një koment edhe për vrasjen në Shëngjin.
“Nuk e di që vrasjet të jenë të motivuara politikisht apo të lidhura me politikën. Do të ishte spekulim që t’i vendoste etiketime politike ngjarjeve kriminale.
Fushata ka qenë e qetë nuk ka pasur problem. Kishim pyetje (nga Glover) për vendimmarrjet e KQZ-së, listën e zgjedhësve, që është e dakordësuar nga KQZ me të gjitha palët, për të mos u ndarë familjet. Janë gjëra teknike, administrative” tha ai.
Por si e sheh ai takimin e Gloverit me Berishën?
“Nuk më intereson. Ata janë këtu për të biseduar me të gjitha palët që garojnë. Berisha dhe Meta garojnë bashkë, martesë e re me personazhe të vjetra” tha ai.
Një koment ironik e kishte edhe për tentativën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të hequr emrat në fletën e votimit.
“Nuk e kuptoj pse fshihen, ata duhet të krenohen me emrin e Ilir Metës në fletën e votimit” tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
