
Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë

Gjykata e Lartë rrëzon për të disatën herë rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e arrestit në shtëpi të vendosur nga Gjykata e Posaçme, masë kjo në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Paertizani” në Tiranë.
Si argument në rekursin e tij, Malltezi kishte përdorur dhe rastin “Gëllçi kundër Shqiperise”, ku gjykata e Strasburgut gjeti shkelje në vendimin e drejtësisë shqiptare.
Por duket se ky argument nuk ka bindur trupën e lartë gjykuese e cila la kështu në fuqi vijimin e arrestit në shtëpi të dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nenet 260 te Kodit te Procedures Penale; Vendimi i GJEDNJ-së shpallur me dt. 25.02.2025 "Aplikimi" nr. 15468/23 "Gëllçi kundër Shqipërisë"; Neni 5 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; Vendimi Unifikues nr. 7/2011 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Larte; Vendimi Unifikues nr. 1/209 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
-//- Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Jamarbër Malltezi kundër vendimit nr. 88 (87-2025-127) datë 14.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128