Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në Tiranë, PS mesazh strukturave: Vazhdoni punën!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë, strukturat e PS janë këshilluar përmes një mesazhi që të vazhdojnë punën.
Gazetari i News24, Ergys Gjencaj raporton për BW se PS ka këshilluar strukturat e ngritura për zgjedhjet e 9 nëntorit që të kenë në kujtesë takimet me grupet përkatëse.
“Vazhdoni punen! Ju kujtoj për takimet e sipas grupeve përkatëse’, thuhet në mesazhin e PS.
Gjykata Kushtetuese vendosi sot pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Vendimi vjen pas kërkesës së paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kundërshton si shkarkimin nga detyra, ashtu edhe dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Gjykata, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës, është vendosur:
“Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.”
Kërkesa e Veliajt kishte si objekt shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si Kryetar i Bashkisë Tiranë, si dhe anulimin e dekretit të Presidentit për caktimin e zgjedhjeve të reja. Ai argumenton se këto akte janë në kundërshtim me nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës së Shqipërisë.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
