Goditi me grusht Berishën, Prokuroria: Gerti Shehu, me probleme të shëndetit mendor

28 Maj 2023, 16:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Goditi me grusht Berishën, Prokuroria: Gerti Shehu, me probleme të

Pothuajse 6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u godit me grusht ish kryeministri Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit.

Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, (në të njëjtën ditë që u mbajt edhe samiti i liderëve të BE-së në Tiranë), e goditi me grusht në fytyrë.

Pas ekspertizës Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, agresori i Berishës rezulton ‘jo i qëndrueshëm mendërisht’.

 

Po ndodh...