Hetimet për “21 janarin”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK pas dy njoftimeve për t’u pyetur, pas thirrjes së tretë merret forcërisht

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur SPAK, ku ishte thirrur për t’u marrë në pyetje për “21 janarin”.
Berisha më herët deklaroi se “njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftime të tjera”.
Megjithatë sipas SPAK, fletëthirrja është nisur me postë prej datës 3 nëntor në banesën e ish-kryeministrit Berisha. Më pas në datën 7 nëntor thirrja është përsëritur, këtë herë duke i shkuar në 3 adresa: Shtëpi, selinënë e PD dhe në Kuvend. Nëse Berisha shmanget edhe pas një thirrje të tretë, atëherë sipas ligjit ai do shoqërohet forcërisht për tu marrë në pyetje. Kujtojmë se të njëjtën "strategji" shmangje, Berisha përdori edhe për hetimet për çështjen "Klubi Partizani", duke detyruar GJKKO të marrë masën "arrest shtëpie".
Berisha e pranoi se “21 Janari” është i pahetuar, por jo për qeverinë po për Edi Ramën. Ish-kryeministri i “21 Janarit”, së paku në një pike nuk ka ndryshuar qëndrim. Për të Ina Rama mbetet një lavire bulevardi.
“Çështja e 21 Janarit është hetuar njëherë nga një armike e egër e Sali Berishës dhe PD-së, një njeri për të cilin unë kam shprehur publikisht të gjithë konsideratat. Prej 13 vitesh pengohet të hetohet dhe përdoret për propagandë. A po, nëse nuk është plotësisht e hetuar. Sepse nuk u hetuan organizatorët. ishin disa, por kryesori Edi Rama, ai i nxori si mish për top”, ka thënë Berisha në një deklaratë të dhënë më herët për mediat.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

