Himarë/ Përplasje mes numëruesve: Në avantazh Beleri, raportimet nga KZAZ, kryeson Jorgo Goro i PS

Vijon procesi i numërimit edhe në Himarë, ku nga 36 kuti në total, deri më tani janë numëruar 22.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Jorgo Goro, ka marrë deri më tani 2289 vota, ose 49.3%.
Sakaq, kandidati i koalicionit BF, Fredi Beleri ka marrë 2230 vota ose 50.7% ndërsa kujtojmë se ky i fundit pret rezultatin nga qelia pasi u arrestua nën akuzën e shit-blerjes së votës.
Por shifrat nga terreni, sipas Balkanweb.com tregojnë për një avantazh me 40 vota nga kandidati Jorgo Goro, i cili thuhet se ka siguruar 3353 vota, ndërsa Beleri 3313. Ndërkohë, në një qendër numërimi ka pasur konflikte mes numëruesve. Mësohet se kanë ngelur 4 kuti të fundit, të cilat do të vendosin se cili do të jetë kryebashkiaku i ri për 4 vitet e ardhshme në Himarë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


