Finokëria e Gazment Bardhit/ Brenda vendit “përdor” Berishën për t’u faktorizuar, jashtë “luan” lojën e vet

31 Janar 2024, 09:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Finokëria e Gazment Bardhit/ Brenda vendit “përdor”

Gazment Bardhi ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, ashtu siç ishte pak ditë më parë në Parlamentin Evropian, ku u nënshkrua edhe një rezolutë për Shqipërinë.

Ndonëse “Foltorja” pret që Gazment Bardhi të bëhet zëdhënës i saj dhe të ngrejë shqetësimet e Sali Berishës, ai është duke bërë “lojën” e vet.

Brenda Shqipërisë dhe radhëve të “Rithemelimit”, ai duket se është me Berishën, duke e përdorur atë për t’u faktorizuar brenda radhëve të militantëve dhe duke u shprehur për koordinim dhe bashkëpunim të grupit, në funksion të një opozite të bashkuar, ndërsa në vizitat jashtë shtetit ai jo vetëm që nuk e përmend Berishën, por, me shumë mundësi, bën atë që ka bërë edhe më parë, duke hedhur baltë mbi të.

U mor vesh fakti se në mbledhjen e fundit të përbashkët, Albana Vokshi i kërkoi llogari se pse nuk e kishte ngritur shqetësimin e Berishës, gjë që do të thotë se edhe në radhët e “Rithemelimit” është kuptuar kjo lojë e ultë e Gazment Bardhit dhe nuk është e mirëpritur.

Kjo lojë e Bardhit është e çuditshme dhe nuk merret vesh, sepse në Shqipëri shfaqet me Berishën kundër SPAK-ut, kurse në Amerikë me SPAK-un kundër Berishës.

Hajde e merre vesh këtë kameneloizëm të këtyre deputetëve “të rinj”, që për nga finokëria kanë lënë prapa edhe ata “të vjetrit”, të cilët  nga ana e tyre e mbajnë veten të pakapshëm në këtë fushë!./Alfapress.al

 

Po ndodh...