Historia e familjes “Zogu”, nga mërgimi tek ardhja në atdhe

9 Mars 2024, 15:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Historia e familjes “Zogu”, nga mërgimi tek ardhja në
Ditët e fundit një skandal me shumë jehonë mediatike ndodhi në Shqipëri. Princi Leka Zogu II, u përfshi në një konflikt fizik me ish bashkëshorten e tij Elia Zaharia.

Çifti Zogu-Zaharia kanë disa kohë që nuk janë më bashkë dhe mes tyre kanë lindur disa konflikte që kulmuan në konfrontim fizik. Familja Zaharia pretendon se Leka Zogu ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-vjehërrit të tij Gjergj Zaharia, kurse nga ana tjetër Princ Leka pretendon të kundërtën.

Po ashtu kjo ngjarje u shoqërua me polemika rreth arsyes së konfliktit, ku nuk munguan dhe aludimet se shkak janë pronat, tradhëtia etj.

Por kush është Leka Zogu II dhe si u bë ai trashëgimtar i pallatit mbretëror dhe pasurive të tjera

Leka Zogu II

Ai është nipi i Mbretit Zog, i cili shpalli veten mbret në 1928 dhe qëndroi në fron deri në 1939, kur Italia pushtoi Shqipërinë.
Ai nuk u kthye më në Shqipëri, sepse dhe sistemi komunist që mori pushtetin në 1944, e shpalli armik.

Mbreti Zog vdiq në Paris në 1961.
Familjarët dhe pasardhësit e tij u kthyen në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës në vitin 1991.

Djali i tij i vetëm ishte Leka Zogu 1, ai u kthye në Shqipëri ku vdiq në vitin 2004. Kështu trashëgimia kaloi tek i biri Leka Zogu 2.

Princi Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johannesburg, Afrika e Jugut në "Sandton Clinic".

Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka është i fejuar me aktoren Elia Zaharia. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug.

Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.

Historia e familjes

Viti 1975 shënoi ngjarjen më të rëndësishme në gjirin e Familjes Mbretërore dhe garantoi trashëgiminë e kurorës së Dinastisë Mbretërore shqiptare nëpërmjet martesës së Mbretit Leka me Mbretëreshën Susan. Pesë vitet që pasuan Kuvendin e Madridit shënuan përpjekjet titanike të Mbretit për jetësimin e vendimeve të këtij kuvendi.

Mbreti Leka, si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qëndroje dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike.

Prishja e Tiranës zyrtare me Kinën komuniste diktoi intensifikimin e natyrshëm të përpjekjeve të Mbretit Leka dhe mërgatës antikomuniste për ndryshimin e statukuosë në Shqipërinë e asaj kohe. Shtetet fqinje dhe ato të perandorisë komuniste, bashkuan përpjekjet dhe kontributet në platformën e detajuar politiko-agjenturore të sabotimit të luftës për ndryshimin e kësaj gjendjeje dramatike për popullin dhe kombin shqiptar.

Marrëveshja e Jaltës, politikat e detantës dhe ruajtjes së ekuilibrave në rajonin e Ballkanit, kontinent dhe planet, prodhuan strategjinë e sabotimit të përpjekjeve të Mbretit dhe mërgatës antikomuniste për përmbysjen e regjimit tiranik në Shqipëri.

Në vitin 1976 Mbreti Leka kreu takime të rëndësishme me bashkatdhetarët në SHBA, në qytetet Nju Jork, Uotërberi, Detroit, Çikago, Hjuston, Tampa, Miami, Uashington, etj., si dhe në Piterburg, Toronto e Montreal të Kanadasë. Aktiviteti intensiv i Mbretit në favor të Çështjes kombëtare, shkaktoi kundër-reagimin e ashpër të qarqeve antishqiptare, çka imponoi edhe emigrimin e Familjes Mbretërore nga Spanja në Rodezi në vitin 1979 dhe në Johanesburg të Afrikës së Jugut në vitin 1982.

Asnjë vështirësi dhe distancë gjeografike nuk mundi ta pengojë Mbretin për të organizuar, koordinuar dhe furnizuar me armë kryengritjen e armatosur çlirimtare gjatë pranverës së vitit 1981 në Kosovë, e cila u shtyp me zinxhirët e tankeve dhe u pagua me gjakun e afro 1200 martirëve që dhanë jetën për liri dhe që plazmuan idenë e bashkimit dhe luftës për çlirim kombëtar në mbarë viset shqiptare nën sundimin gjakatar të Beogradit.

Formimi dhe brumosja e Mbretit Leka me kulturën demokratike perëndimore, jo vetëm që nuk binin në kundërshtim me aspiratat e Tij për çlirim kombëtar dhe shoqëror të shqiptarëve, por përkundrazi, ishin të justifikueshme dhe konform obligimeve madhore atdhetare, të bazuara mbi parimet dhe vlerat më të mëdha të Perëndimit demokratik. Takimet e Familjes Mbretërore me Nënë Terezën, Papën Gjon Pali II-të, si dhe ato private të Mbretit me monarkë, presidentë dhe kryeministra të shumë vendeve të botës demokratike, kishin në fokus dhe si emërues të përbashkët shqetësimin për fatet e popullit dhe kombit shqiptar.

Vendosmëria e Mbretit Leka për të mos u tërhequr nga pozicionimi dhe deklarimi në favor të Çështjes kombëtare dhe Kauzës së Shqipërisë Etnike, nuk njohu kompromis as kur Mbretit iu deklarua se vizita në Belgjikë në vitin 1989 i lejohej vetëm në këmbim të mospërmendjes së Shqipërisë Etnike, me ç’rast Mbreti refuzoi dhe e anuloi vizitën e planifikuar.

Kishte ardhur koha e rifaktorizimit dhe riformatimit të forcave dhe përpjekjeve të qarqeve antikomuniste dhe demokratike shqiptare, strumbullari dhe simboli i të cilëve ishte Mbreti Leka.

Pengesat për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe e shtynë në kohë procesin e çmontimit dhe çrrënjosjes së komunizmit në Shqipëri nëpërmjet edhe kontributit të çmuar të Mbretit Leka si antikomunist dhe politikan i kultivuar, si strateg dhe prijës i profilit të lartë. Viti 1997- Kthimi i NMT Mbretit Leka I ne Atdhe pas një mërgimi të gjatë prej 58 vitesh, u prit me dashamirësi në aeroport./Alfapress.al

 

Po ndodh...