Sulmi ndaj Berishës/ Garo: Përpjekje për ta shfaqur agresorin si të sëmurë psiqik!

7 Dhjetor 2022, 14:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Sulmi ndaj Berishës/ Garo: Përpjekje për ta shfaqur agresorin si

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo hodhi poshtë përpjekjet, sipas saj të kryeministrit, Edi Rama dhe ministrit Bledi Çuçi që ta shfaqnin autorin e sulmit të djeshëm  ndaj Berishës si të sëmurë psiqik. Garo në një dalje për mediat tha se dokumenti i publikuar ku pretendohet se Gerti Shehu trajtohej për probleme të shëndetit mendor prej 2018-tës, nuk kishte asnjë vlerë ligjore.

“Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin. Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik.

Megjithë përpjekjet e Ardi Veliut për të manipuluar dhe falsifikuar çdo gjë, gjer sot nuk kanë paraqitur dot asnjë dokument zyrtar, asnjë vendim gjykate, se krimineli Gerti Shehu është i papërgjegjeshëm apo i sëmurë psiqik i degraduar. Dokumenti që ata përdorin për të provuar problemet psiqike të kriminelit Gerti Shehu, sipas ligjeve të vendit nuk ka asnjë vlerë ligjore”- u shpreh Garo.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128