I ndërhynë gjatë fjalimit, Arben Ahmetaj kërkon dënime për deputetët e opozitës

23 Qershor 2022, 11:58 / POLITIKË ALFA PRESS

I ndërhynë gjatë fjalimit, Arben Ahmetaj kërkon dënime

Në fjalën e tij me rastin e interpelancës me kryeminstrin Rama (që mungon) Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit që të merren masa ndaj deputetëve të opzitës të cilët po I ndërhynin nga vendi. Sipas tij në atë sallë cfarë nuk është thënë dhe minstrat janë sharë nga të gjitha anët. Kurse tani opzitarët po mërziten për lukuninë.

“Këtu janë thënë çudira dhe nuk jeni ngritur ndonjëherë. Po vazhdon një raporton. Po. Faleminderit. Qetësohuni që të vazhdojë pjesa tjetër. Këtu çfarë nuk është thënë, jemi sharë nga të gjitha anët, tani po na tregon, u mërzitët për lukuninë, Hajde tashi kot tashi. Të lutem kryetare nëse vazhdon që të flasin nga vendi, duhet të marrësh masë.

Administrata publike përbën themelet me të cilat zbatohet çdo nismë, çdo reformë dhe çdo iniciativë në drejtim të zhvillimit të vendit. Sot duhet të prezantoj progresin dhe masat e marra. Reforma e administratës publike ka një kornizë strategjike . Qëllimi kësaj strategjie është për përgjegjshmëri…Falë bashkëpunimit me të gjitha institucionet deri tani janë vënë në zbatim gati 100% e aktiviteteve. Sa i përket shërbimit civil si një nga komponentë themelore sot kemi një platformë të qartë . Në raportet e partnerëve ndërkombëtarë, në nëntor 2021 Shqipëria është vlerësuar maksimalisht…Raporti e vlerësoi Shqipërinë”, tha ai.

Po ndodh...