
Sulmi në protestë, Fatos Klosi: Berisha korri atë që mbolli, në 30 vite i ka rrahur të gjithë

Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, ka deklaruar se Berisha “korri atë që mbolli” në protestën e 6 dhjetorit. Ish-kryeministri u qëllua me grusht nga një i ri, i cili është arrestuar.
Sipas Fatos Klosit, sulmi duhet dënuar, por shtoi se Berisha gjithë jetën e tij politike ka bërë të njëjtën gjë. Sipas tij, ai ka rrahur dhe dhunuar të gjithë rivalët e tij politikë, teksa ka përmendur dhunën ndaj Imamit, Ramës, Legisit. Po ashtu ka përmendur dhe arrestimin e Fatos Nanos.
“Berisha i ka rrahur të gjithë, Servet Pëllumbin, Arben Imamin, Ndre Legisin, Edi Ramën e bëri për spital. Nanon nuk e rrahu, por e futi në burg. Nuk kishte vend për trazira. Ishte një ngjarje që ndodhi me Berishën i rrethuar nga një numër i madh badigardësh. Më vjen keq që ndodhi. Ai korri atë që mbolli. 30 vjet e ka bërë këtë gjë. Ky ishte një incident që ndodhi papritur”, tha ai në një studio televizive.
Më tej ai hidhi poshtë mundësinë që një ngjarje e tillë të çonte në trazira. Sipas Klosit, e vetmja gjë që solli ngjarja ishte se sfumoi Samitin e BE.
“Nuk është më aq kollaj të bëhen veprime të tilla për të përfituar. Mediat u morën me Berishën dhe e harruan Samitin”, shtoi ai.
Më tej ai u ndal dhe te aleanca mes Metës dhe Berishës, por edhe te qëndrimet e ish-presidentit për sulmin fizik ndaj ish-kryeministrit. Klosi ka “shpërthyer” në akuza ndaj Metës, pasi sipas tij ikën nga një parti në tjetrën.
“Meta është rastësisht aty. Është tjetër gjë. Nuk mund të kalojë njeriu nga ekstremi i majtë tek ai i djathtë. Ne ndaj u ndamë, LSI-ja nga PS-ja. Që kur bëri aleancë me Berishën dhe çdo gjë ra dhe ne ikëm nga LSI. Janë interesa personale të shefave”, tha Klos
ide

Saliu dhe Monika s’mund të hetojnë sa e korruptuar është Amerika!

Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të

"McGonigal", pse SPAK duhet ti hetojë bashkë Ramën dhe Berishën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128