I tha Ballës ‘skizofren’ deputetët e PS-së kërkesë për përjashtimin e Vasilit nga Kuvendi

24 Nëntor 2022, 16:19 / POLITIKË ALFA PRESS

I tha Ballës ‘skizofren’ deputetët e PS-së

Deputetët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar kërkesë për përjashtimin e Petrit Vasilit për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të debatit që zhvilloi në fillim të seancës së sotme me Taulant Ballën.

Kërkesa është firmosur nga 7 deputetët e PS-së, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

“Molla e sherrit” mes Ballës dhe Vasilit u bë rregullorja për përcaktimin e kohës për deputetët jashtë grupeve parlamentare.

Teksa fliste Vasili, Taulant Balla i ndërhyri në fjalën e tij, gjë që solli reagimin e deputetit të PL-së i cili iu drejtua kreut të grupit parlamentar socialist me fjalët, “skizofren, idiot”.

Vasili ka “shpërthyer” ndaj kryetarit te grupit parlamentar te PS, duke e quajtur atë “skizofren”.

DEBATI

Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.

Balla: Lexoje lexoje…

Vasili: O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo…

 

I tha Ballës ‘skizofren’ deputetët e PS-së

I tha Ballës ‘skizofren’ deputetët e PS-së

 

Po ndodh...