Ilir Alimehmeti tërhiqet nga gara, Këlliçi i premton postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës

5 Dhjetor 2022, 21:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Ilir Alimehmeti tërhiqet nga gara, Këlliçi i premton postin e

Ilir Alimehmeti tërhiqet nga primaret. Belind Këlliçi, tashmë është kandidati i PD përballë Erion Veliajt të PS-së për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. 

Këlliçi dhe Alimehmeti dolën në balotazh, por mjeku vendosi të tërhiqej nga gara. 

Në një dalje për mediat, Këlliçi i premtoi Alimehmetit postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës në rast se ai fiton. 

"Jam krenar që kam qënë pjesë e këtij procesi. Ne sjellim një model ndryshe. Në zgjedhjet e primareve, anëtarësia foli' - tha Alimehmeti.

Belind Këlliçi deklaroi për mediat se shqiptarët do të befasohen nga ky standart që është vendosur në politikën shqiptare nga Partia Demokratike e Sali Berishës. 

“Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale. Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë i bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe.

Falënderoj dr. Ilir Alimehmetin të cilin kam pasur fatin ta njoh para angazhimit tonë në politik. Është fisnik dhe fisnikëroi dhe më shumë garën. më 14 maj do të sjellim një model të të bërit politikë krejt ndryshëm. Falënderoj të gjithë demokratët, të cilët dolën ditën e djeshme dhe pse në kushte të vështira për të votuar. I vetmi lajm i keq sot është lajmi për Erion Veliaj që PD dhe opozita e bashkuar kanë këtë standard. Jam ndier i privilegjuar dhe jam ndjerë krenar që kam qenë në një garë me dr. Ilir Alimehmetin. Nga ky moment fillojmë fushatën së bashku përballë Erion Veliajt.”, tha Këlliçi.

 

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128