
Ilir Beqaj ankohet në gjykatë: Thaçi në Hagë me kompjuter e avokat afër, ne këtu prapa xhamit! Ja kur pritet të vendosë GJKKO

Më 29 dhjetor GJKKO do të vendosë nëse dosja e Sterilizimit do të kalojë për gjykim ose jo. Në seancën e sotme, e cila ka zgjatur për rreth 8 orë, ish-ministri u tregua kritik me kushtet e gjykimit dhe logjistikën në sallë, duke bërë krahasime me Gjykatën e Hagës.
“Hashim Thaçi në Hagë kishte kompjuter para, me tavoline dhe afër me avokatin. Ne këtu prapa xhamit, me shënime dore që flasim për tabela të studimit të fizibilitetit, pa tavolinë, pa kompjuter dhe pa pasur mundësinë të kemi afër avokatin”, u shpreh Beqaj.
Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ili Beqaj, SPAK ka ngritur akuzën për shpërdorim të detyrës.
Ish-ministri Beqaj është arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik, ndërsa GJKKO miratoi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128