Ilir Meta shton sulmet kundër SPAK dhe pranon për herë të parë se mund të futet në burg!

17 Prill 2024, 11:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Ilir Meta shton sulmet kundër SPAK dhe pranon për herë të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur ditën e sotme nga gazetarët për deklaratat e forta të Ambasadës së SHBA dhe reagimin e KLP-së që i kanë dalë në krah kreut të SPAK dhe kanë dënuar akuzat ndaj tij.

Por Ilir Meta është shprehur se edhe ai mbështet deklaratat e SHBA dhe KLP, por ka vijuar akuzat ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK.

Meta është shprehur se i kërkon ndjesë prokurorëve të SPAK që s’janë si Altin Dumani, të cilin e ka quajtur si “Dumdumani”.

“Mbështes deklaratën e Ambasadës së SHBA dhe të KLP-së. Prokurorinë e keni dhe ju e Edi Rama. Tani vijmë tek Dum Dumani. I kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai. Tek SPAK ka Dum Duman, por edhe njerëz që luftojnë krimin e korrupsionin”, u shpreh Ilir Meta.

LARGIMI NGA SHQIPERIA

Ilir Meta ne reagimin e tij është shprehur i ashpër me kreun e SPAK, teksa tha se më ka dërguar njerëz që ta bindin që ish-presidenti të largohet nga Shqipëria.

““Po i them Dumduanit ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut.

Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në TV me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti ne emër të SPAK”, tha Meta.

SEKUESTRIMI I PASURIVE

Gjatë fjalës së tij, Ilir Meta ka deklaruar se SPAK të shkojë dhe t’ia sekuestrojë pasuritë e tij. Ai tha se nuk ka asnjë pronë, por vetëm një pjesë të shtëpisë së prindërve të cilët tha se do ia falë motrës që kujdeset për prindërit.

“Do të punoj për të gjithë ata njerëz që e kanë dashur dhe e duan Ilir Metën. Dumdumani, ato që kam unë të gjitha t’i marri dhe t’ia çojë shqiptarët. Unë kam vetëm ¼ e një banesë në Pazarin e Ri, të cilën do ia le motrës sime, e cila kujdeset për prindërit e mi. Unë e vendos krevatin te selia. Po t’i shkojë mendja Dumdumanit që të marri PL dhe t’ia çoje Edi Ramës, ta shikojë Dumdumani.

Sepse Dumdumani është palaço. Është shndërruar në një pistoletë të Ramës, për të ekzekutuar pluralizmin politik. Dumdumani nuk ka këllqe të merret me detin, asnjë deputet nuk ka këllqe, vetëm Vasili”, tha Meta.