Ilir Meta zemërthyer për ndarjen nga jeta të babait të tij: Lamtumira e fundit do t’i jepet në Skrapar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar zemërthyer për ndarjen nga jeta të babait të tij.
Ish-presidenti i Shqipërisë përmes një postimi të bërë në Facebook-un e tij shkruan se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Reagimi i plotë i Ilir MEtës:
Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,
Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t'ju a komunikojmë në vijim.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128