
Incidenti mes Qorit dhe Lapajt/ Nazarko: I ngjan asaj që bën Berisha, partitë e reja raport problematik me të vërtetën

Protesta e partive të reja përpara Ministrisë së Brendshme u pasua me një incident i cili ngjalli kuriozitet mbi alternativat e reja në këto zgjedhje pranverore.
Analisti Mentor Nazarko u shpreh për ‘ Real Story’ se të dy partitë kanë raport problematik me të vërtetën. Sipas Nazarkos, sistemi mediatik në Shqipëri nuk është aq i mbyllur sa një e vërtetë të mos dali.
“Në këtë protestë përveç incidentit të turpshëm – ndërkohë që nuk e di a pasur njoftim prej partisë së Lapajt dhe ku të dy ofruan shfaqje të shëmtuar-ka dhe një moment tjetër. Nëse e mbani mend një politikan që ishte kryetar i Ballit Kombëtar- profesor Abaz Ermenji në zgjedhjet e manipuluara të 1996 tha se komunizmi ishte një sistem i mbështetur mbi gënjeshtrën. Si ndërlidhet ky përfundim me këtë protestë? Sistemi mediatik shqiptar nuk është aq i mbyllur sa që një e vërtetë si ajo që pretendonte Lëvizja Bashkë të jetë e mbyllur dhe të mos bëhet publike.
Ekziston konkurenca dhe mes oligarkëve e cila mundëson që në një grup alternativ mediash të qarkullojë një lajm që mund të ishte i mbyllur prej mundësisë së censurës prej një grupi tjetër mediash. Të organizosh një protestë rreth një fakti që nuk është konfirmuar zyrtarisht, as prej shtetit, as prej familjes, as prej partive të tjera është një raport problematik me të vërtetën. Ka frymëzim komunist në origjinë që para ketyre të rinjve e përfaqëson Berisha me sulmet ad hominem ndaj kolegëve apo biznesmenëve.
Raporti me të vërtetën është problematik pra dhe tek të rinjtë. Ka karakter gjysmë shantazhues- ju e patë si e përsëriste emrin e biznesmenit politikani I ri dhe kjo i ngjan asaj që bën Berisha apo dhe Kurti në Kosovë. Vjen nga kultura komuniste dhe është e frikshme. Nëse dy parti që thonë- njëra jam e majtë dhe tjetra pretendon që është e qendrës bëjnë protesta me ide për të sulmuar një ndërmarrës sipas një fakti që nuk është konfirmuar, kjo është shqetësuese. Pra jo vetem Qorri, por të dy partitë kanë raport problematik me të vërtetën.”
Analisti Martin Leka u shpreh se është e vështirë për këto parti sidomos pas këtij episodi që të marrin mandate të tjera.
“Ka shumë njerëz që nuk e dijnë emrinh e partisë.l thonë partia e Lapajt, partia e Shehaj.këto partitë e vogla uroujmë të dalin vetë deputetë dhe mandat tjetër do të jetë shumë e ështirë të marrin sidomos me këtë protestë që pamë.”
Analisti Roland Lami tha se prezenca e partive të reja do të bëj garën më interesante dhe më të fortë, por nuk i sheh të bëjnë diferencën.
“Këto flukse të reja e bëjnë interesante garën tek listat e hapura tek qarqe të mëdha ku është numri i madh i deputetëve sepse rritet mundësia që të targetojnë elektorat që ti votojnë. Tendenca për të konkuruar besoj do e bëj garën më të fortë. Në vend që të presim që partitë e reja të bëjnë diferencën, të jenë më social, më racional, më të prirur drejt çështjeve, më etike dhe do të rriten gjasat që kandiatë të partive të vjetra për të tërhequr vëmendje dhe fakti për tu distancuar mund t’i bëj më të përgjegjshëm, ëshët vërtetë një paradoks.”

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide

SPAK po ju rrëzon Maskat!

Pafuqia e të plotfuqishmit…

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128