
Incidenti në Fier mes hetuesve të BKH dhe njerëzve të ish-kryebashkiakut Kapllanaj, reagon policia: Personat u identifikuan dhe janë shoqëruar! Ja çfarë ndodhi


Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Fier, mes hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe disa personave të tjerë që dyshohet se janë njerëz të afërt të ish kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.
Policia në një njoftim zyrtar sqaron ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Patos, ku shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona.
Persona thotë policia janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128