Irani 200 raketa ndaj Izraelit, Ministri Hasani: Rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale
2 Tetor 2024, 14:16 / POLITIKË
ALFA PRESS
Ministri për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit.
Në postimin e publikuar në X, Hasani thekson se Shqipëria e dënon ashpër këtë sulm për hir të civilëve që jetojnë atje. Sipas tij sulme të tilla rrisin kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, shkruan në X Hasani.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Nga Gjergji Nika
Diplomacia fetare e Turqisë!
Nga Sokol Neçaj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128