Ish zyrtari i arrestuar i FBI qytetar nderi i Tropojës, në ceremoni Damian Gjiknuri dhe "Personi A" që i pagoi 220 mijë USD

24 Janar 2023, 19:52 / POLITIKË LIDHJET ME RILINDJEN

Ish zyrtari i arrestuar i FBI qytetar nderi i Tropojës, në ceremoni

Skandalet në Shqipëri në lidhje me ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal nuk paskan të mbaruar.

Së fundmi në rrjete sociale janë publikuar foto kur kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi i ka dorëzuar ish-zyrtarit të arrestuar medaljen e akorduar ‘Mirënjohja e Tropojës.’

Në statusin e tij Byberi shkruan se ishte i priviligjuar që këtë medalje ja dorëzoi z.McGonigal që sipas kryetarit të bashkisë së Tropojës është personaliteti i  rëndësishëm me gradën SAC i Agjenicsë më të fuqishme investigative,FBI.

Byberi shton më tej se McGonigal ka dëshmaur gjithmonë dashuri të përhershme për Tropojën dhe Kombin tonë.

Në këtë takim McGonigal shoqërohej që sipas hetime është personi A (Agron Nezaj) person i cili është i përfshirë në hetim pasi i ka dhënë ryshfet McGonigal 220.000 mijë euro për të lobuar për një kompani nafte.

Gjithashtu në takim ishin dhe deputeti Damian Gjiknuri.

Statusi i plotë:

Sot në Tiranë isha i priviligjuar veçanërisht ti dorëzoj medaljen e akorduar ‘Mirënjohja e Tropojës’ z.Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm i gradës SAC i Agjencisë më të fuqishëm investigative në glob FBI. Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për vendlindjen dhe kombin tonë. Në këtë ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputete të Kuvendit të Shqipërisë, zotërinj Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela. Z.McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku dhe bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj.

Ish zyrtari i arrestuar i FBI qytetar nderi i Tropojës, në ceremoni

Ish zyrtari i arrestuar i FBI qytetar nderi i Tropojës, në ceremoni

Ish zyrtari i arrestuar i FBI qytetar nderi i Tropojës, në ceremoni

 

     
Ish zyrtari i arrestuar i FBI qytetar nderi i Tropojës, në ceremoni
screenshot 4 

ide