“Janë falsifikuar dokumente arkivore”/ Ardit Bido i përgjigjet Berishës: Doktor mos dil blof, ai dokument është...

28 Mars 2025, 13:23 / POLITIKË ALFA PRESS

“Janë falsifikuar dokumente arkivore”/ Ardit Bido i

Ardit Bido, kandidat i Partisë Socialiste në Vlorë dhe drejtor i Arkivit të Shtetit i është përgjigjur sot akuzave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili pretendon se Bido ka falsifikuar dokumente arkivore për familjen Koleka.

Përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, Bido shprehet se deklarata e Berishës është mashtrim, pasi sipas tij ai dokument është mikrofilmuar në vitin 2001, në kohën kur PD ishte në pushtet nëpërmjet kryeministrit të asaj kohe.

Reagimi:

Doktor, mos dil më blof! Kur i përket aleancës së antishqiptarisë madhështore, del blof siç doli Berisha dje, i frymëzuar nga Beleri pardje, duke u zënë mat në mashtrimin e tij ndaj meje, se e dinë që i zë halli i madh kur të më kenë përballë në Kuvendin e shqiptarëve përballë aleancës së antishqiptarisë madhështore.

Pas Fredi Belerit, që bëri show në Tiranë me skenarin e zakonshëm të viktimës imagjinare, ishte radha e doktor Berishës që të përpiqej të krijonte një tjetër tymnajë, duke thënë se unë “paskam gjetur”, domethënë paskam futur në Arkiv një dokument për familjen Koleka.

Fakti është i thjeshtë: ai dokument është mikrofilmuar që në vitin 2001, në kohën kur aleanca e sotshme e antishqiptarisë madhështore drejtonte qeverinë e vendit përmes Kryeministrit të asaj kohe. Pra, dokumenti ekzistonte dhe gjendej në Arkiv shumë kohë përpara se unë të merrja këtë detyrë.

Kur ke këshilltar Fredi Belerin në aleancën e antishqiptarisë madhështore, nuk është çudi që bën blofe të tilla. Por ty doktor, që ke qenë gjatë gjithë jetës i kujdesshëm për imazhin tënd, nuk të shkon! Mos dil më blof.

Po ndodh...