Jep dorëheqjen kreu i degës së Rithemelimit në Korçë: Kam vendosur të largohem nga detyra!

Ka dhënë dorëheqjen kreu i degës së Rithemelimit në Korçë, Devis Osmani, i cili ishte zgjedhur në krye të kësaj dege nga zgjedhjet e mbajtura nga grupi i liderit të Rithemelimit, Sali Berisha në prill të vitit 2022.
Përmes një njoftimi drejtuar strukturës ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet me arsye personale.
“Të dashur miq! Dëshiroj t’iu informoj se nga sot, kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës.
Kjo, thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj. Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj.
Jam i sigurt se me punën e të gjithëve, dega jonë dhe e gjithë Partia Demokratike do të triumfojë. Ashtu si të gjithë ju, edhe unë do të jap maksimumin tim në rrugën drejt fitores”, shprehet Osmani.
Rithemelimi pritet të mbajë zgjedhje të reja tashmë në Korçë për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së tyre. Këto zgjedhje që po zhvillohen në 20 degë, synojnë që të katalutojnë në krye të tyre njerëz të grupit Bardhi pas shkrirjes së tyre me Rithemelimin e Berishës.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
