Jo vetëm në shtëpi! SPAK kontrolle dhe te ‘Harabeli’ i Ajola Xoxës dhe në Bashkinë e Tiranës

Me urdhër të prokurorit të SPAK, Ols Dado, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle jo vetëm në shtëpinë e Erion Veliajt.
Edhe në Bashkinë e Tiranës kanë shkuar agjentë të BKH-së për kontroll. Por këtu nuk dihet nëse është arritur të bëhet kontrolli, pasi për të kontrolluar zyrën duhet të jetë i pranishëm dhe vetë Veliaj, i cili ndodhet jashtë vendit, në Hamburg, Gjermani.
Disa agjentë kanë shkuar edhe në selinë e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisa në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Në lidhje me galerinë ‘Harabel’ janë bërë denoncime të shumta, se ka bërë pastrim parash.
Sipas faqes zyrtare të zonjës Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, rezulton se ajo është themeluese, pronare dhe e punësuar e dy Galerive të artit, (“GURGUR” dhe “NAAN”), bashkëthemeluese dhe drejtoreshë artistike e një platforme arti (“HARABEL”) dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Festivalit të Dansit Bashkëkohor të Tiranës.
Në listën e aktiviteteve të Ajolës, Studioja Juridike e Partnerëve ka rrëshqitur në fund të listës. Bile nuk dihet as nëse studioja zhvillon ndonjë veprimtari të vazhdueshme aktualisht.
Zonja Xoxa, 2 muaj pasi Erion Veliaj nënshkroi dokumentin që i dha startin projektit të inceneratorit të Tiranës, ndërroi preferencat e veta profesionale.
Fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës janë vënë në dispozicion të “Harabel"-it nga as më pak e as më shumë sesa nga "Integrated Energy".
Por ka dalë në dritë një tjetër detaj.
Ajola Xoxa për "Harabel"-in e saj, i cili ndodhet në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, nuk paguan as qira dhe asnjë lloj financimi.
Këtë e zbulojnë disa komente, të cilat ne po jua sjellim më poshtë, ku kompania e thotë qartë se ka zënë hapësirën private të dikujt tjetër dhe nuk paguan asnjë detyrim.
Pra, Ajola Xoxa ka një hapësirë komerciale për të ngritur “Harabel"-in e saj për të cilin pranon haptazi se nuk paguan qira dhe asnjë lloj detyrimi financiar. Vetëm Ajola mund të sigurojë të tilla përfitime.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

