"Ju thoshit do të fitojmë, pse nuk folët për vjedhje para zgjedhjeve?"/Balliu: Ne nuk arrestojmë dot njerëz...

19 Maj 2025, 23:15 / POLITIKË ALFA PRESS

"Ju thoshit do të fitojmë, pse nuk folët për vjedhje

Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ku foli për atë që kjo parti e quan "masakër elektorale". 

Balliu u pyet nga gazetari Andi Tela se përse nuk i denoncuan më parë problematikat por deklarata e PD ishin se po shkonin drejt fitores. 

Andi Tela: Në fushatë evidentoheshin raste të krimit zgjedhor por ngeleshin në kuadër të denoncimeve. Në opinionin publik mes jush ishte e qartë që përballë kësaj qeverie ishte e vështirë, sepse ka para, mafia, SPAK nën kontroll dhe gjithçka. Tani pse ju hytë në zgjedhje me shpresën dhe mbarsjen e opinionit se do të fitoni zgjedhje, duke qenë të bindur se nuk fitoni dhe tani thoni humbëm por humbëm se kemi regjimin. Pse nuk hytë duke denoncuar çfarë ndodhte? Ky zhgënjimi pas zgjedhjeve është më i rëndë se sinqeriteti që do të hyjmë me kaq mundësi sa kemi, do të denoncojmë dhe në fund do të bëjmë bilancin. Por të bindur që në këtë vend nuk ka zgjedhje të lira. 

Klevis Balliu: Janë tre deklarata të kryetarit të partisë gjatë fushatës, që thekson se ky njeri nuk lejon zgjedhjet. Është një konferencë për shpenzimet. Dhe 6 deklarata nga selia dhe vendngjarja gjatë fushatës për asfaltin elektoral. Edhe në faqen e PD, për çdo kallëzim të bërë në SPAK ka qenë në kuadër të kësaj. Padiskutim ju nuk mund të prisnit që po të hynim në garë për të thënë për qokë. Ne hymë për të fituar, duke tentuar të bënim çmos për të penguar vjedhjen dhe abuzimin. Por ne nuk kemi autoritet për të arrestuar këtë zotëri që kapa në flagrancë. Unë prapë e gjeta 5 ditë më pas në një qendër votimi. Një qeveri që vjen me vjedhje, nuk jep llogari, prandaj sa vite kemi që nuk përballemi dot me një socialist. Ata nuk japin llogari, marrin votën me presion. Ata e kanë të mbyllur procesin. 

Andi Tela: Çfarë duhet të ndodhte që PD të fitonte zgjedhjet?

Klevis Balliu: Prisja që vëmendja e komunitetit ndërkombëtar dhe si të thuash një pjesëmarrje më masive në zgjedhje, do të arrinte të zvoglonte mundërsinë për abuzimin me zgjedhje. Vura re dhe po e shoh edhe tani me keqardhje. Ju e dini se faktori ndërkombëtar ka rol të rëndësishëm, por të bësh sikur nuk ka ndodhur gjë, bën dëm shumë të madh. Të 12 drejtuesit politikë të qarqeve po mbledhim dosjet për të çuar faktet dhe provat në kancelaritë ndërkombëtare.

Andi Tela: Pyeta se çfarë duhet të ndodhte që të fitonte PD, se këto i dinit ju...