"Ka pasur një problematikë në ditët e para"/ Rama emigrantëve: Zarfet janë shpërndarë mos mungoni në takimin me historinë

Kreyministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Korçë u bëri thirrje të gjithë emigrantëve që të votojnë. Rama gjithashtu theksoi se ky është një takim me historinë dhe nuk duhet që kurrsesi të mungojnë. Kryeministri tha gjithashtu se problemi i pensioneve që prej vitesh mundon dhe stërmundon shqiptarët nëpër botë me marrjen e pasaportën europiane do të marrë fund.
“Ka pasur një problematikë me shpërndarjen e zarfeve në ditët e para. Tani zarfet janë shpërndarë dhe ju bëj thirrje ju shqiptarët e Greqisë që të mungoni në këtë takim me historinë dhe për një arsye më shumë. Shqipëria në BE dhe ajo pasaporta aty u jep fund një herë e përgjithmonë pritjeve dhe burokracive.
Mbi të gjitha u jep fund atij ankthi që ka filluar të shtrohet në zonat e shumë prindërve që kur ishin të rinj morën në krah me rrobat e trupit dhe e lanë me lot dhe djersë rrugën drejt Greqisë dhe sot kanë frikë a do të arrin pensionin dhe të gjithë kontributin që kanë dhënë atje. Pa shqiptarët Greqia nuk do të mbyllte dot krizat e veta. Për ta zgjidhur këtë problem me pensionet ne duhet të bëjmë një marrëveshjen me Greqinë, por kjo mund të dojë vite.
E bëmë marrëveshjen me Italinë pas shumë vitesh, sepse ja që mua më doli një motër e mirë atje në Romë. Por, në Greqi është shumë e vështirë dhe për qeverinë greke sepse ka shumë njerëz dhe kushton. Ama fati që na ka ardhur në dorë u jep mundësinë atyre dhe ne. Kjo është një pasaportë qytetarie dhe statusi të barabartë. Kjo pasaportë ka dhe njohjen automatike të njohjes të pensioneve”, tha Rama.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
