Kabineti 'Rama 4', shpërthen Berisha: “Lubi tuneli”, hajnitë e mëdha janë bërë me firmën e Ballukut

11 September 2025, 14:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Kabineti 'Rama 4', shpërthen Berisha: “Lubi tuneli”,

Kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar emrat e ministrave të rinj të kabinetet ‘Rama 4’, për të cilët tha se janë emëruar në detyra kryesore bashkëhajdutët.

Teksa e cilësoi sërish me epitetin “lubi tuneli”, Berisha u ndal tek lënia në detyrë e Belinda Ballukut, për të cilën tha se “nuk ka hajni të mëdha në vend që të mos ketë firmën e saj”.

Berisha: Kabineti u rivendosën në detyra të gjithë bashkëhajdutët kryesorë. Lubi Balluku, ‘lubi tuneli’ i Llogorasë nuk ka, që kur është bërë ministre ajo, hajni të mëdha në vend që të mos ketë firmën e saj. Nuk mund të ikë ajo.

Kujtojmë se kryeministri Rama e la Ballukun ende në postin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Po ndodh...