“Kampe refugjatësh edhe në Kosovë?” Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës për median italiane Rai3 është pyetur ndër të tjera nëse ka kërkuar të ngrihen kampeve për refugjatët në Kosovë, pas atyre në Gjadër.
Kreu i qeverisë ka mohuar diçka të tillë duke thënë se nuk ka pse të kërkojë ngritjen e tyre në Kosovë, ndërsa shton se “ndoshta e kanë kërkuar të tjerë’.
“Pse duhet t’ia kërkoj? Jo. Ndoshta e kanë kërkuar të tjerë. Më duket se patën bërë një marrëveshje me Danimarkën, po nuk di si ka vajtur”,-tha Rama.
Rai3: Shqipëria do të pranojë qendra të tjera?
KM: Shqipëria e ka bërë këtë – dhe do doja të ishte e qartë – jo pse ishte hera e parë që merrte një kërkesë të tillë. Kemi marrë të njëjtat kërkesa nga vende të tjera dhe i kemi refuzuar, sepse ishin të pakuptimta. Një gjë është të jesh vend fqinj, me historinë e përbashkët që kemi. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia, në mënyrën se si i shoh unë gjërat dhe në frymën e dy popujve tanë. Por, të presësh këtu njerëz të shkretë që i sjellin nga Anglia, nuk është diçka që bëhet. Duhet të krijohen sinergji të një tjetër lloji. Pra, jo. Kurrë.
Rai3: Ju i keni kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera?
Rai3: Po, qendra për migrantët, Ka një diskutim të tillë?
KM: Jo. Pse duhet t’ia kërkoj? Jo.
Rai3: Nuk është diskutuar asnjëherë kjo?
KM: Nuk e di. Ndoshta e kanë kërkuar të tjerë. Më duket se patën bërë një marrëveshje me Danimarkën, po nuk di si ka vajtur.
Rai3: Ah, Danimarka donte të ngrinte qendra për migrantët në Kosovë?
KM: Më duket se ka pasur një diskutim të tillë, po.
-
Presidenti Zelensky sulmon Kinën: Mjet në duart e Vladimir Putinit
3 Qershor, 08:10
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

