Kamzë/ E papritur, kandidati Shemsi Premçi nuk njeh garën: Kanë futur socialistë!

4 Dhjetor 2022, 13:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Kamzë/ E papritur, kandidati Shemsi Premçi nuk njeh garën:

Kandidati për primaret në bashkinë Kamzë, Shemsi Premçi nuk njeh garën. Në një status në Facebook Premçi shkruan se socialistët kanë emrin në listën e miratuar, ndërsa demokratëve i shkruhet emri me dorë nga Kryesia e PD në këtë bashki. Premçi shton se do ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastrukturës zgjedhore. 

Statusi i Shemsi Premçit:

"Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez!
Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri.
Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike".

Kamzë/ E papritur, kandidati Shemsi Premçi nuk njeh garën: