Kaosi parlamentar, SHBA e shqetësuar dënon aktet e PD në Kuvend: Veprime të tilla s’kanë vend në procesin demokratik
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar e shqetësuar në lidhje me tensionet dhe kaosin e grupit parlamentar të PD në seancën e djeshme plenare.
Ambasada e SHBA shprehet thellësisht e shqetësuar mbi këto veprime, duke bërë thirrje palëve të vetëpërmbahen pasi këto akte nuk kanë vend në procesin demokratik.
“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.”
Kujtojmë se në seancën e ditës së djeshme në Kuvend, deputetët demokratë rrëzuan foltoren, shkulën mikrofonat e socialistëve, goditën me shishe qelqi dhe këmbën e karriges, si dhe dogjën karriget e tyre në ambientin e jashtëm të Parlamentit.
Për të gjitha këto akte, socialistët kanë kërkuar përjashtimin e këtyre deputetëve nga seancat plenare, ndërsa Policia e Tiranës ka nisur hetime për 23 deputetë.
Konkretisht hetim për deputetët: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi, Flamur Hoxha, Xhelal Mëziu, Lefter Gështënja, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Luan Baçi, Lodovik Hasani, Asllan Dogjani, Edi Paloka, Erisa Xhixho, Saimir Korreshi, Edmond Spaho, Kasem Mahmutaj, Vangjel Dule, Monika Kryemadhi dhe Isuf Çela.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ësht vënë nën hetim për goditje për shkak të detyrës, kujtojmë momentin ku goditi me këmbën e karriges kryeparkamentaren Elisa Spiropal, e cila u mbrojt nga gardisti.
Deputeti Flamur Noka është vënë nën hetim për shkatërrim të pronës me zjarr e goditje për shkak të detyrës, përmendim shkuljen e mikrofonit dhe përplasjen fizike me socialistin Petro Koçi.
Deputeti Bledion Nallbati është vënë nën hetim për shkatërrim të pronës me zjarr, ndërsa 20 deputetë të tjerë janë nën hetim për shkatërrim të pronës.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128