Kërkoi rihapjen e dosjes “Xibraka”, Gaz Bardhi paraqitet sot në SPAK
Kryetari i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gaz Bardhi do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK për dosjen Xibraka, për të cilin ai ka kërkuar riçeljen e fraksionit të pushuar.
Mësohet se Bardhi do të dëshmojë në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00.
Hetimet për dosjen Xibraka janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.
Bardhi u thirr fillimisht në 15 maji, por përmes një shkrese vuri në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkoi të pyetet ne nje datë dhe ore tjetër pas 23 majit.
Ndërkohë nga ana tjetër për kryeministrin Edi Rama, thirrja në SPAK e Gazment Bardhit do të jetë momenti i së vërtetës për akuzat e rreme, sipas tij, të adresuara nga Bardhi në drejtim të vëllait Olsi Ramës.
Nënshkrimi që Bardhi do t’i bëjë në SPAK dëshmisë së tij, për Ramën do ta përballë atë me përgjegjësi ligjore për gënjeshtrat kundrejt të vëllait. Rama thotë ky është momenti që SPAK duhet të ndajë të vërtetën.
Pse hesht Sali Berisha për skandalin Çyrbja?
ide
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
Pse shqiptarët duhet të shikojnë ekonominë në zgjedhjet 2025
Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128