“Kërmill lëpirës, sufllaqexhi”/ Tedi Blushi poston foto me kushëririn e Braimllarit, me foton e Ilir Metës në sfond

Një ditë më parë ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari deklaroi se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Partinë Socialiste, pasi u përjashtua nga PL në kohën kur Ilir Meta ishte ende pa masën e arrestit nga SPAK.
“Zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nëse do te krijohen hapësirat e nevojshme do të preferoja te kontribuoja ne nje force te majte si Partia Socialiste. Angazhimin ne këto vite ne politik e shoh si një mundësi për te mbështetur qytetaret”, tha Braimllari.
Por deklarata e Endrit Braimllarit u shoqërua me një sulm të ashpër nga Partia e Lirisë, duke e cilësuar këtë të fundit si “sufllaqexhi” dhe tradhtar që i kishte premtuar besnikëri Ilir Metës, ndërkohë që tashme po shkonte me Rilindjen.
“I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj.
Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë”- thuhet ne reagimin e PL.
Duket se kunjat në distancë nuk kanë munguar as ditën e sotme. Ku Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka postuar një fotografi me kushëririn e ish-nënkryetarit të PL, duke e cilësuar këtë të fundit si “Super Braimllari jonë”!
“Me Super Braimllarin tonë!! Edhe100 Pranvera të reja për Elisedin, një nga drejtuesit e mrekullueshëm të forumit rinor!
Mirënjohje për punën e palodhur për zgjerimin e pandalshëm të Partisë së Lirisë dhe në veçanti për integritetin dhe vlerat e larta morale që ka dëshmuar në vite, për qëndresën, sakrificat dhe luftën e pakompromis në përballje me Narkoregjimin dhe veglat e tij. Shumë urime dhe me Fitore“, shkruan Tedi Blushi.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
