Këshilli i Mandateve/ Debat i fortë mes Bardhit dhe Sinajt: Ke shantazhuar deputetët, mos u fshih nga drejtësia!
Vullnet Sinaj dhe Gazment Bardhi janë përplasur në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve.
Deputeti Vullnet Sinaj ka akuzuar Gazment Bardhin për shantazhim të deputetëve për t’i marrë firmë, ndërsa ky i fundit replikoi se deputeti Sinaj ka shkelur kushtetutën dhe i fshihet drejtësisë.
Pjesë nga debati:
Sinaj: Ka rrezik që ne të dy do përplasemi deri në mandatin tjetër. Më ke nxitur të bëhem shumë politikan me këtë që bëre. Më ke nxitur shumë. Të drejtohem kështu sepse i ke kërcënuar një pjesë të deputetëve që kanë qenë këtu, i ke shantazhuar dhe ka shumë deputetë që s’të kanë dhënë firmën ty. Sepse ty nuk të besojnë as ata të tutë.
Bardhi: E para nëse ke ndonjë inforamcion që unë paskam shantazhuar ndonjë deputet, sepse shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës është vepër penale. Nëse ke fakte çoje në organet ku do të duhet t’i dërgosh. Ti nuk je këtu për ata që kanë firmos. Kemi bërë 14, por mund të kishim bërë edhe 44 të siguroj për këtë, por ju jeni këtu për të dhënë shpjegime pse keni shkelur kushtetutën. Unë nuk i fshihem drejtësisë, se drejtësisë i fshihen vetëm ata që shkelin ligjin. Mos u fshihni nga drejtësia, shkoni në gjykatën kushtetuese.
Pesë kategoritë që e kanë "detyrim-përcaktim", të sulmojnë SPAK!
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128