Këshillit Kombëtar të PD-së/ Paloka: Kemi nisur rrugën drejt fitores

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku fjalën hapëse e ka mbajtur kryetari Edi Paloka.
Pasi konfirmoi kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e mbledhjes, Paloka tha se rendi i ditës së sotme, në mbledhjen e Këshillit ka vetëm një rend dite, atë të votimit të anëtarëve të rinj të Kryesisë.
Nga mbledhja e sotme do të dalin 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, që është dhe forumi më i lartë drejtues në PD.
-
Ja deputetët që do të votohen sot për Kryesinë e PD-së
28 Maj, 07:33
Paloka: Urimin e parë e kam për zotin Sali Berisha që u rikthye në krye të PD-së , pas një periudhe intesive dhe me vështirësi të paimagjinueshme, nga Foltorja e parë dhe deri këtu. Thashë mes vështirësive që as i kishim imagjinuar dhe as i prisnim.
Në fare pak muaj anëtarësia ka qenë pjesë intesive, në dy Kuvende, ndërkohë që kemi pasur një referendum, i pari në historinë e PD-së. Patëm një palë zgjedhje lokale, të cilat rezultuar determinuese, jo vetëm për PD-në dhe jetën tonë të brendshme, por i treguan shqiptarëve, që mund tiu japë shpresë dhe atyre që e kanë humbur shpresën.
Ishim në kushtet, kur faktorë të tjerë na u kundërvunë me shpresën se do të humbisnim, jemi nisur drejt një rruge që do të na çojë në fitore. Ky Këshill do të fitojë dinjitetin që në 8 vite e humbi, do të marri rolin e tij, si institucioni më i rëndësishëm mes dy Kuvendeve, numrat ishin rritur në një pikë që e bënin të pamundur mbledhjen e Këshillit.
Do ta çojmë PD-në në fitore, këtë presin demokratët nga ne. Jemi mbledhur për zgjedhjen e Kryesisë së PD-së. Jemi 200 anëtarë të pranishëm, Kuorumi është plotësuar, ju uroj suksese.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
