Kishte veshur bluzë me portretin e Arkanit dhe të Putinit, boksieri shqiptar rreh në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb
Boksieri i njohur shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi, ka rrahur në mes të Zyrihut, djalin e kriminelit serb, Arkan. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe bëhet e ditur nga ish deputeti Azgan Haklaj.
“Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot.
Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer!
Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.
Arkani (Željko Ražnatović), një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990.
U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.
Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.
Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).
Arkan u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
