Konkurenca në Facebook PS-PD/ Sa ndjekës kanë drejtuesit politikë, nga PD kryeson vetëm Salianji dhe Mziu

3 Nëntor 2024, 20:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Konkurenca në Facebook PS-PD/ Sa ndjekës kanë drejtuesit

Fushata për vitin 2025 pothuajse ka filluar, dy partitë PS dhe PD kanë nxjerrë drejtuesit e tyre në 12 qarqe.
Alfapress sjell sot një analizë ndryshe me shifrat e rrjeteve sociale.
Në kohën e sotme vlerësohet shumë sesa kandidatët ndiqen në rrjetet sociale.

Mund të themi dhe Partia Socialiste duke qënë dhe në pushtet ka një ndjekshmëri të madhe, por nga ana tjetër vihet re se nga drejtuesit e PD mungojnë shpesh postimet dhe ka nga ata që pothuajse janë inaktivë.

Vetëm në 2 qarqe kandidatët e PD kanë më shumë ndjekës, ata janë Salianji dhe Xhelal Mziu.

Qarku Tiranë
Partia Socialiste në Tiranë ka 3 drejtues politike, Erion Veliaj, Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.
Në krye qëndron Veliaj me 550 mijë ndjekës, Spiropali me 127 mijë ndjekës dhe Manastirliu me 124 mijë ndjekës.
Postimet e tyre janë të shpeshta, por duhet përmendur fakti që të tre mbajnë poste të larta, njëri kryenashkiak, Spiropali kryetare parlamenti dhe Ogerta Manastirliu drejtuese e arsimit .
Nga ana tjetër drejtuesi politik i PD është Belind Këlliçi , ai numëron 73 mijë ndjekës.

Qarku Durrës
Partia Socialise ka drejtuese qarku kryebashkiaken Emiriana Sako, ajo ka 14 mijë ndjekës, por dhe pse ajo nuk është një profil shumë i lartë publik, ajo ka më shumë ndjekës se rivali i saj Oerd Bylykbashi i cili ka 11 mijë ndjekës.

Qarku Elbasan
Në Elbasan dhe pse një garë ndryshe pasi drejtuesi politik i PD është nën masën e arrestit, ky i fundit është ndjeshëm më i ndjekur se rivali i tij i PS.
Ervin Salianji numëron 63 mijë ndjekës, pothuajse 12 herë më shumë se Arbjan Mazniku që ka vetëm 5 mijë ndjekës.

Qarku Fier
Dy drejtuesit e PD dhe PS në fier janë Gazment Bardhi dhe Belinda Balluku. Kjo e fundit ka 55 mijë ndjekës, kurse Bardhi ka pothuajsë 3 herë më pak, vetëm 15 mijë ndjekës.

Qarku Shkodër
Në Shkodër Benet Beci i PS ndiqet nga 42 mijë ndjekës, kurse rivali i tij Luciano Boci ka 17 mijë ndjekës.

Qarku Korçë
Në Korçë PS ka drejtues Niko Peleshin që ka 58 mijë ndjekës, kurse rivali i tij nga PD Ivi Kaso ka vetëm një faqe me 420 ndjekës. Të paktën kështu rezulton nga kërkimet e bëra deri më tani.

Qarku Vlorë
Në Vlorë Bledi Çuçi i PS ka 40 mijë ndjekës, kurse Bujar Leskaj i PD ka 29 mijë ndjekës.

Qarku Lezhë
Ulsi Manja drejtuesi politik i PS ka 23 mijë ndjekës, kurse Agron Gjekmarkaj ka vetëm 7 mijë ndjekës.

Qarku Dibër
Drejtuesi i PS Blendi Gonxhe ka 4 mijë ndjekës, kurse rivali i tij Xhelal Mziu numëron shumë herë më shumë se ai 57 mijë ndjekës.

Qarku Berat
Ervin Demo i PS ka 25 mijë ndjekës, kurse rivali i PD, Eno Bozo ka 1.9 mijë ndjekës.

Qarku Gjirokastër
Mirela Kumbaro e PS ka 39 mijë ndjekës, kurse Tritan Shehu i PD ka 19 mijë ndjekës.

Qarku Kukës
Pandeli Majko ka 65 mijë ndjëkës, kurse Flamur Hoxha i PS ka vetëm 15 mijë ndjekës. /Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide