Kos dhe vezë ndaj Belerit, shoqërohet në polici qytetari protestues

30 Tetor 2024, 11:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Kos dhe vezë ndaj Belerit, shoqërohet në polici qytetari

Fredi Beleri u prit me fyerje dhe sulme ditën e djeshme teksa doli nga godina e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që kishte ardhur në Tiranë.

Është shoqëruar sot nga policia Dilaver Nela, personi i cili ka qëlluar dje me vezë dhe kos eurodeputetin Fredi Beleri.

Incidenti ndodhi para Kryesisë së Kuvendit, ku Nela pasi e ndoqi i hodhi kos dhe e goditi me vezë.

Delegacioni i Parlamentit Evropian të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, nisi dje vizitën monitoruese në vendin tonë dhe do të qëndrojë deri më 31 Tetor.

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, që nuk e mbajti asnjë ditë këtë detyrë, Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet në zgjedhjet fundit të Parlamentit Evropian, teksa ishte në burg, i dënuar për blerje votash.

Kos dhe vezë ndaj Belerit, shoqërohet në polici qytetari

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128