KQZ shqyrton sot kërkesat/ Vendoset fati i PD-së nëse regjistrohet grupimi Alibeajt apo Berishës

9 Mars 2023, 08:59 / POLITIKË ALFA PRESS

KQZ shqyrton sot kërkesat/ Vendoset fati i PD-së nëse

Sot do të vendoset fati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit. KQZ do të vendosë se cili prej kampeve, i Alibeajt apo i Berishës do të regjistrohet për të garuar përballë të tjerëve në zgjedhjet vendore.

Sot miratohet kërkesa e regjistrimit për 7 parti, përfshi edhe të mëdhatë ndërsa një ditë më parë u miratua për 42 të tjera.

Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe më pas, më 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë. Më pas hidhet shorti për renditjen në fletët e votimit. Në prill pritet dhe shpërndarja e fondeve vjetore, por edhe për fushatë.

Më 14 prill nis zyrtarisht fushata. 13 maji është heshtje zgjedhore dhe 14 maji dita e votimit.

Mbetet për tu parë vendimi i KQZ ndërsa më 3 mars, gjykata e Apelit vedosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër.

Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. 

Partitë që shqyrtohen sot:

Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia e Lirisë
Bindja Demokratike
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Lëvizja Bashkë
Partia Demokratike e Shqipërisë (Kërkesa e Rithemelimit)
Partia Demokratike (Kërkesa e PD-së zyrtare)  

 

Po ndodh...