Krahasimi me 2021/ Qarku Shkodër, PSD forcë e parë në 4 bashki, 3 mijë vota më pak se PS

25 Maj 2023, 20:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Krahasimi me 2021/ Qarku Shkodër, PSD forcë e parë në 4

Sipas analizës së Alfapress.al qarku Shkodër ka qënë një tregues i fortë në këto zgjedhje, si surprizë për rezultatet.

 Ajo që bie në sy është fakti se PSD e Tom Doshit ka qënë parti e vetme në rritje në krahasim me shifrat e 2021, ndërkohë ndryshe nga 2021 kur PD e drejtuar nga Lulzim Basha ishte kryesuese me 47 mijë vota.

PSD e Tom Doshit kryeson në Malësinë e Madhe, Fushë Arrëz, Pukë dhe Vaun e Dejës me numër votash, ndërsa është e rënditur e dyta në Shkodq

Në zgjedhjet e 14 majit në qarkun Shkodër për këshillat bashkiakë e para u  rëndit PS me 24.706 vota, e dyta PSD me 21.682 vota, e treta BF me 18.255 dhe PD me 8863 vota.

Nëse do të kishim të bënim me zgjedhje parlamentare dhe do të ndaheshin mandatet mes tyre shifrat do të ishin PS 4, PSD 3, BF 3 dhe PD 1. Pra ndarja nga 6 me 5 në 2021, kalon në anën e PS me raportet 7 me 4.

Në zgjedhjet e 2021 PSD e Tom Doshit mori 16 mijë vota, kurse në 2023 ka një rritje me 5 mijë vota.

Madje sipas shifrave votuesit e PSD në Pukë dhe Fushë Arrëz rezultojnë dhe votues të kandidatëve të ‘’Bashkë Fitojmë’’, pra zgjedhësit kanë zgjedhur të votojnë dy nongratat e SHBA-së.

PS mori 30 mijë vota dhe ka një ulje me 6 mijë vota, kurse votat e BF të cilat janë bashkë me Metën janë vetëm 18 mijë, e ndërsa PD në Shkodër në 2021 ishte forcë e parë e vetme pa LSI me 47 mijë vota.

Nëse PD e Bashës ne 2021 ishte forcë e parë, sot koalicioni ‘’Bashkë Fitojmë’’ ka shumë pak sesa gjysma e atij rezultati. /Alfapress.al

 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128