Kreshnik Spahiu: Nëse emigrantët do votojnë me postë, rezultati do manipulohet lehtësisht

23 Maj 2024, 20:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Kreshnik Spahiu: Nëse emigrantët do votojnë me postë,
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ai është kundër votimit me postë, për arsyen se sipas tij kjo formë e votimit mund të jetë lehtësisht e manipulueshme dhe e kontestueshme nga partia që do të humbasë zgjedhjet.

Juristi tha se e vetmja mënyrë që diaspora mund të votojë është votimi elektronik, një nga dy format e propozuara nga kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi. 

Jam pro, propozimit të zotit Celibashi, por jam skeptik për votën me postë. Jam skeptik, sepse votimi me postë është shumë i kontestueshëm, në Kosovë ka ngjallur shumë debate ndonëse Kosova është model i mosmanipulimit dhe vjedhjes së votës në raport me Shqipërinë.

Në zgjedhjet e fundit ku pati një fluks të madh të votave me postë ato kanë qenë shumë të diskutueshme dhe të debatueshme duke votuar nga 100 veta.  Është një proces shumë i diskutueshëm. Nëse do ketë votë me postë të gjitha partitë politike, do thonë kjo ishte një votë që u manipulua 100%. Unë jam pro votimit elektronik, jam kundër votimit vetëm me postë”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

 

Po ndodh...