Kreu i këshilltarëve të PD në bashkinë Vlorë, Gjergji Nika, kërkon ngritjen e një Komisioni për shkarkimet e punonjësve në UKV

28 Maj 2024, 20:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Kreu i këshilltarëve të PD në bashkinë Vlorë,
Kreu i Grupit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Gjergji Nika, ka depozituar ditën e sotme një projektvendim për ngritjen e një Komisioni të Përkohshëm për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë nga shoqëria rajonale e UKV.

Në propozim thuhet se kontrolli të jetë për një periudhë të caktuar dhe në focus të ketë largimin nga puna e punonjësve dhe dëmi financiar ankimim në gjykatë dhe kanë fituar gjyqin.

Postimi i plotë i degës së PD, Vlorë

Ditën e sotme Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike Z. Gjergji Nika ka depozituar ne Keshillin Bashkiak per mbledhjen e ditës së mërkurë Projekvendimin per ngritjen e Komisionit te Perkoheshem.

Si me poshte në Projektvendimi propozon:

1. Të miratojë krijimin e Komisionit të Përkohshëm për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë nga “Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime, Vlorë Sha”.

2. Komisionit të Përkohshëm të përbëhet nga 7 anëtarë, nga të cilët 4 anëtarë nga grupi i shumicës dhe 3 anëtarë nga grupet e pakicës në Këshillin e Bashkisë, kryetari i komisionit të jetë nga grupi i pakicës. Emrat e anëtarëve propozohen nga grupet respektive dhe miratohen nga Këshilli i Bashkisë. Kohezgjatja e Komisionit do te jete 60 dite duke filluar nga data 3 Qershor 2024.

3.Objekti i punës së Komisionit të Përkohshëm është: kontrolli i zbatimit të ligjshmërisë për periudhën 01.06.2023 – 25.05.2024, nga “Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, me fokus të veçantë:
a. Shkarkimet dhe largimet nga punë të punonjësve, gjithashtu numri i punonjesve qe kane hapur gjyq per vjetersine ne pune.
b. Numri i ish-punonjësve të pushuar ,dhe punonjesve qe jane ne detyre kanë bër ankimim në gjykatë dhe kanë fituar gjyqin.
c. Cila është vlera e dëmit financiar të shkaktuar nga pushimet/largimet e padrejta nga puna, dhe vjetersise ne pune.
d. Problematika të tjera financiare ne lidhje me Bashkine Vlore.

4. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetari, Administrata e Bashkisë Vlorë, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, dhe Komisioni i Përkohshëm i Këshillit të Bashkisë.

5. Ky vendim hyn në fuqi sipas Ligjit nr. 139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128