Kreu i sapozgjedhur i FRPD hedh poshtë akuzat: Gara s’ishte e paracaktuar! Kam bërë 27 mijë km!

3 Tetor 2022, 21:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Kreu i sapozgjedhur i FRPD hedh poshtë akuzat: Gara s’ishte e

Kryetari i ri i FRPD, Besart Xhaferi, ka hedhur poshtë akuzat se gara ishte e paracaktuar pasi kishin 60 ditë fushatë në dispozicion dhe 6 kandidatët patën mundësinë të shpalosnin programin e tyre dhe të bëjnë anëtarësimet që donin.

“Ishte një garë mbi 60 ditë fushatë. Kandidatët patën mundësinë dhe gjithë infrastrukturën e partisë për të bërë fushatë. Dega na lejonte mundësinë të takonim anëtarët e bazës.

Ishte periudhë e vështirë. Gushti ishte muaj sfidues. Të thuash është garë e paracaktuar, unë kam bërë 27 mijë kilometra, kam takuar mijëra njerëz për të arritur atë rezultat. Patjetër jam mbështetur nga ekipi im, që janë miqtë e mi të cilët i kam pasur bashkudhëtarë në këtë rrugë këto 7 vjet, por jo nga KQZ apo emrat që janë aluduar për mbështetje.”-është shprehur Xhaferi.

Ky i fundit u zgjodh kryetar i ri i FRPD të dielën, ku mori 5256 vota përballë Arnold Kariqit me 1683 vota, Mariglend Doçi 1292 vota, Artion Bajramaj 528 vota, Barbara Doda 452 vota dhe Alesia Balliu, 186 vota. Besart Xhaferi pason në këtë detyrë deputetin demokrat Belind Këlliçi.

Po ndodh...