'Krijimi i një kornize Shqipëri –Kosovë', Çollaku: I kërkova Kuvendit të mbështesë kërkesën e Glauk Konjufcës

22 Shtator 2022, 19:09 / POLITIKË ALFA PRESS

'Krijimi i një kornize Shqipëri –Kosovë',

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku i ka kërkuar sot Kuvendit që të mbështesë kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës në Tiranë për një krijim të një kornize të përbashkët qëndrimesh dhe reagimesh Shqipëri- Kosovë përballë Serbisë.

Në fjalën e tij ndër të tjera Çollaku është shprehur:

'Glauk Konjufca u kërkoi përpjekje për të paktën për të krijuar një kornizë të përbashkët të sjelljes midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në raport me Serbinë. Kosova është në një sfidë dyfishe me Serbinë. Ju e dini që ka një fushatë agresive të Serbisë për të realizuar ç'njohje të vendeve që e kanë njohur deri më sot Kosovën. 18 vendet duket se do të jenë target i diplomacisë për të tërhequr njohjet karshi Kosovës’.

Postimi i deputetit Çollaku:

 

 

 

Po ndodh...